Dyshimi i hetuesve, paratë e vjedhura
nga BSH kanë shkuar në Greqi

Bankat Greke, mund të jenë destinacioni ku mund të kenë përfunduar lekët e vjedhura nga Thesari i Shtetit Shqiptar. Përgjigjia që ka mbërritur në prokurori nga zyrtarët e sistemit elektronik TIMS, ka konfirmuar se Dorian Çollaku, Drejtori i Emisionit, ka lëvizur plot 30 herë në drejtim të Greqisë. Çollaku ka qënë edhe në Turqi, Maqedoni, Itali, Malit të Zi, Kosovë e deri në Gjermani. Por ajo që u bëri më tepër përshtypje hetuesve të njësisë Task-Forcë, ka qënë intesiteti i madh i lëvizjeve të Çollakut në drejtim të Greqisë.

Edhe Adrian Bitraj i akuzuari kryesor për vjedhjen ka ikur 3 herë në Greqi, brenda po kësaj periudhe. Ky fakt ka lindur dyshimet se i arrestuari Bitraj, por edhe drejtori Çollaku mund të kenë transportuar sasi të mëdha parash të vjedhura në Thesar, duke e konvertuar ato në euro dhe më pas depozituar në banka të ndryshme të Greqisë. Për këto dyshime, prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, janë shprehur se shumë shpejt do të ripyesin të arrestuarin Bitraj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn