Dyshimi për sulme, policia gjermane
liron dy vëllezërit nga Kosova

Dyshimi për sulme, policia gjermane<br />liron dy vëllezërit nga Kosova
Janë liruar dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nga autoritetet gjermane, si të dyshuar për organizimin e një sulmi në një prej qendrave tregtare në Oberhausen.

“Pas hetimeve intensive nga policia e Essenit, dyshimet e raportuara ndaj të dyshuarve nuk janë vërtetuar”, ka thënë një zëdhënës i policisë në këtë qytet.

Të lindur në Kosovë, vëllezërit, njëri 28 e tjetri 31 vjeçar, u arrestuan në mëngjesin e së premtes, pas informatave nga shërbimet sekrete se ata po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare Centro, një prej më të mëdhave në Gjermani. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni