Personazhi i njohur i medias rozë për karizmin e tij dhe për deklaratat e shumëpërfolura, Vali Corleone ka rënë pre e një bastisjeje nga policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Pastrim i parave”. I dyshuar në këtë rast është Vali Corleone, sipas Koha.net.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, mashkull kosovar, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale ‘pastrimi i parave’ të cilën i dyshuari dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës kohore - tetor 2022”, thuhet në njoftimin e Kosovës.