Më 30 maj gjykata e Tiranës nis për herë të parë gjykimin ndaj ish ministrit të punës Spiro Ksera i pandehur për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ky gjykim do të kryesohet nga relatori Sokol Pasho dhe seanca do të zhvillohet në ora 10:00.

Sëbashku me Kserën të pandehur janë dhe 6 persona të tjerë mes tyre vartës të Kserës.

Ksera u arrestua në Janar të këtij viti ndërsa pas 3 tentativave për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ai u tërhoq nga revokimi i masës së sigurisë dhe pritet që në seancën e parë të kërkoj lirim nga burgu.

Dosja “Ksera” të pandehurit
Alban Karabashi, Artevis Mene, Dritan Fejzulla, Elda Kozaj, Elisabeta Dodbiba, Kleves Bitro, Spiro Ksera

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)