Dyshohet se 13 vjeçarja ndërroi jetë nga fruthi, flet mjekja: Edhe e motra në gjendje të rëndë

Pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme, ku në fshatin Berishë i Epërm humbni jetën një 13 vjeçare pasi dyshohej se ishte prekur nga sëmundja e fruthit,  situata është renduar sot edhe për motrën e saj 11 vjeçe.

Mjekja e QSUT-të, Ermira Kola ka konfirmuar për Report Tv gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet  11 vjeçarja ndërsa ka bërë me dije se ende janë në pritje të përgjigjes së analizave për të vërtetuar nëse motrat kanë qenë të prekura nga fruthi apo jo.

11 vjeçarja për momentin ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të pneumonisë. Dje kishte ardhur me shenja temperature, vështirësi në frymëmarrje dhe me skuqje në trup.  Mund të themi se për dyshimet e fruthit janë bërë analizat dhe jemi në pritje të përgjigjes. Ndërsa dy djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahen në pavijonin e infektivit

Doktoresha e QSUT-të, Ermira Kola 

Ngjarja

Ditën e djeshme një 13 vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se ishte prekur nga fruthi, ku ishin familjarët ata që lajmëruan mjekun e qendrës shëndetësore Berishë i Epërm.

Por situata u bë edhe më misterioze, pasi edhe tre fëmijët e tjerët të familjes janë të sëmurë dhen janë dërguar  me urgjencë në Tiranë.

Ministria e Mbrojtës dje iu përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për të dërguar një helikopter në Fushë-Arrëz, i cili transportoi mesditën e sonte për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre fëmijët e moshave 11, 16 dhe 17 për të marrë ndihmën mjekësore.

Ministria e Shëndetësia bën me dije se ka ngritur një grup pune për të verifikuar shkakun e vdekjes së 13-vjeçares në Fushë Arrëz.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja