Policia e Lezhës ka arrestuar një 32-vjeçar dhe një 46-vjeçare për abuzim seksual me një vajzë të mitur, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rasti u bë publik një emision investigativ, ndërkohë që Policia njofton se 32-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur 15 vjeçe, ndërsa 46-vjeçarja dyshohet se ka ndërmjetësuar takimin e të miturës me të riun.

32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, ndërsa 46-vjeçarja për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.  

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprimeve të mëtejshme hetimore.