Kundërshtarë në zgjedhje të presidentit aktual Gianni Infantino, i cili ka një përplasje të hapur me UEFA-n, janë Philippe Diallo dhe Kohzo Tashima. Diallo, i cili është njëkohësisht edhe president i federatës franceze të futbollit, është kandidaturë e mbështetur nga UEFA dhe e aprovuar edhe nga Shqipëria, ndërsa japonezi Tashima ka qenë më herët kreu i kësaj federate dhe njihet për kontributin në Azi.
Në vijim FIFA do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të vendosë për pranimin e tyre. Emrat e kandidatëve që do të marrin miratimin përfundimtar do t'u komunikohen federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurti 2027.
Për Gianni Infantinon, kjo do të jetë një tjetër garë për të vijuar drejtimin e FIFA-s, post të cilin e mban që prej vitit 2016. Këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2023, kur ishte kandidati i vetëm, italiani përballet me dy rivalë.











Komente
Komento