Dyshohet se abuzoi seksualisht për dy vite me 10-vjeçaren, 'burg pa afat' për 57 vjeçarin nga Kuçova! Kërkesa e nënës së të miturës

Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e arrestit 'burg pa afat' për për 57-vjeçarin Ajet Dume, i cili dyshohet se abuzoi seksualisht për dy vite me një 10 vjeçare nga Kuçova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Kujtojmë se 10 vjeçarja ka denoncuar në polici bashkë me familjarët se 57 vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të. Sipas dëshmisë të së miturës, ai e ka kërcënuar vajzën se do i vriste prindërit nëse tregonte.

Ndërkohë që dje nëna e të miturës pasi ka rrëfyer gjithë ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar ndihmë përmes mediave. Ajo kërkon të zhvendoset, pasi aktualisht jeton në banesën e abuzuesit.

Ajo shprehet se 11 vite më parë, A.D. u kishte ofruar të qëndronin në shtëpinë e tij pasi familjen e ka në emigracion. Gruaja pretendon se 57-vjeçari gjatë dy viteve të fundit ka abuzuar me të bijën, gjatë kohës kur ndodhej në punë.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur