Një vajzë16 vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i afërmi i saj 53-vjeçari me iniciale K.H. Denoncimi është bërë nga familja ditën e mërkurë, ndërsa policia ka shoqëruar 53-vjeçarin në komisariatin e Gjirokastrës. Siç rrëfen nëna e adoleshentes, xhaxhai i burrit ka abuzuar me vajzën që kur ajo ishte 12-vjeçe.

"Xhaxhai i babait ka abuzuar me mua që kur isha 12-vjeç". Kjo është dëshmia shokuese që ka dhënë në spital në prani të psikologut, një adoleshtente nga Libohova.  Pas denoncimit, policia ka shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, 53 vjeçarin me iniciale K.H. i cili po merret në pyetje.

Ndërsa nëna e adoleshentes nga ambientet e spitalit shprehet se vajza është në gjendje të traumatizuar. Ajo shprehet se xhaxhai i bashkëshortit jetonte i vetëm pasi gruaja i kishte vdekur dhe shkonte shpesh në familjen e saj, por nuk kishin kuptuar asgjë mbi synimet e tij. Report Tv e sjell këtë dëshmi, duke ndryshuar zërin dhe figurën e të intervistuarës, me qëllim pasqyrimin e fenomenit që bëhet i shpeshtë, por duke ruajtur identitetin e vajzës në moshë të mitur.

"Më tha vajza që ka që 12 vjeçe dhe deri sot që kryen marrëdhënie me vajzën. Më tha vetë ajo, unë nuk kisha kuptuar gjë. Për herë të parë e zënë te shtëpia e tij. Ky është xhaxhai i burrit dhe vajza na tha vetëm dje. Nuk na shkonte kurrë mendje. Denoncimin në polici e bëri kunati. Unë jam të vdes tani nuk e dua jetën. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq", tha e ëma e minorenes.

Report Tv ka zbardhur dhe dëshminë e 53-vjeçarit K.H, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të afërmen e tij 16-vjeçare. Ai ka  Report Tv mëson se para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, 54-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa është treguar tepër agresiv gjatë kohës së marrjes në pyetje.

Para katër ditësh 16-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pasur hemorragji dhe në spital në prani të psikologes ka treguar abuzimin nga i afërmi i saj. Më pas xhaxhai i 16-vjecares ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Priten analizat dhe ekzaminimet mjeko-ligjore që do ti vihen në dispozicion prokurorisë që po heton këtë rast abuzimi me të mitur. 53-vjeçari nga Libohova dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, bëri të ditur policia.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
U denoncua nga 16-vjeçarja për abuzim seksual, autori i dyshuar i bie murit me kokë : Nuk është e vërtetë, s'dua të jap më shpjegime

1636030186_SHPI.jpg

Është zbardhur dëshmia e 54-vjeçarit K.H, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Report Tv mëson se para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, 54-vjeçari thotë se është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e policisë, pasi kërkonte të mësonte se pse po shoqërohej.

Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme në një situatë të rënduar të shëndetit mendor. Kur i është komunikuar ngjarja ai ka filluar që të bërtasë dhe ka replikuar me oficerin e policisë gjyqësorë, ndonëse ishte prezent dhe një avokat i vendosur nga shtetit.

Mësohet se 54-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.

‘Nuk janë të vërteta, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë’- ka deklaruar ai.

Seanca pyetësore është karakterizuar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjes tepër të renduar emocionale të 54 vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me kokë. Pas refuzimit të dhënies se shpjegimeve të tij.

Dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës, pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera. Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t’i dorëzohet prokurorit të çështjes që është specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.