Merrte makina me qira dhe i kthente në pjesë këmbimi, arrestohet i riu në Berat! Policia i gjen edhe një pistoletë! Një kallashnikov gjendet në lagjen 'Çlirim'

Merrte makina me qira dhe i kthente në pjesë këmbimi, arrestohet i riu në Berat! Policia i gjen edhe një pistoletë! Një kallashnikov gjendet në lagjen 'Çlirim'

Arma e sekuestruar nga policia

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi ishte shpallur në kërkim më herët për mashtrim. Endri Koraqe mësohet se merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia pranë banesës së tij, u gjet dhe një armë zjarri pistoletë, e cila i përkiste të riut.

Sakaq, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen ‘Çlirim’ policia gjeti të fshehur edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të saj.

Të dy armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Osumi”. I shpallur në kërkim për mashtrim, nga 4 Drejtori Vendore të Policisë, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari, i cili posedonte dhe një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën të fshehur edhe një armë zjarri kallashnikov. Punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të saj.  

Të dy armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. 

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, pas informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili posedonte dhe armë zjarri, u organizua dhe finalizua operacioni “Osumi”, për kapjen e këtij shtetasi. 

Si rezultat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Operacionale të DVP Berat dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit:

E. K., 30 vjeç, banues në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale "Mashtrimi". 

Ky shtetas merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë. Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit. 

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Çlirim”, gjetën të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të kallashnikovit. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit