Një 46-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme  me një 10 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, ndërsa denoncimi është bërë nga babai i vajzës.

Report Tv mëson se 10-vjeçarja luante me fëmijët e 46-vjeçarit pasi ishin komshinj dhe se sipas të atit të së miturës dyshohet se e ka ngacmuar. Babai i 10-vjeçares shprehet para efektivëve se e ka kuptuar se diçka ka ndodhur ne fëmijën e tij pasi ka vërejtur që e mitura kishte filluar të bënte veprime të çuditshme dhe pasi e ka pyetur fëmija ka treguar çfarë ka ndodhur.

Pas denoncimit policia ka arrestuar  46-vjeçarin T. H., ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.