MAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht.
Ka qenë ajo së bashku me familjarët që kanë bërë denoncimin, e për pasojë është ndaluar U. C., 47 vjeç, banues në Mat.
Madje, sipas dëshmisë së vajzës, 47-vjeçari edhe e ka kërcënuar që të mos tregonte.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.
E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", dhe "Kanosja", njofton Policia.