Foto: Eglant Koçi
Enea Zyferi, kamarieri që punonte në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, në dëshminë e tij para policisë është kontradiktor, dhe pretendon se nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me fatin e Eglant Koçit.
Para hetuesve ai ka thënë se e ka parë 34-vjeçarin në ambientit ku dyshohet se është mbajtur peng, megjithatë, sipas tij, nuk kishte dijeni nëse ka dal më nga aty pasi ka vijuar punën.
Në një moment Armand Shakaj i ka kërkuar që të fik dritat e biznesit dhe e ka bërë. Policia, pasi ka gjetur vendit, ka konstatuar se pavarësisht se dritat janë fikur, kamerat e sigurisë kanë filmuar. Në një moment tregojnë Shakajn duke dal nga aty me diçka të zezë në dorë, pamje që janë administruar. Kamarieri Zyferi thotë se një ditë më vonë, Shakaj i ka kërkuar edhe të lante makinën, në të njëjtën që hetuesit gjetën njolla gjaku dhe që dyshohet se mund të jetë transportuar Koçi. Ndërkohë burime bëjnë me dije se 25-vjeçari u arrestua teksa po lante makinën.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Dalin pamjet kur autori që dyshohet se rrëmbeu 34-vjeçarin largohet në errësirë me motorin e Koçit! E ktheu për të ngatërruar hetuesit (VIDEO)









