Devoll- Një 45 vjeçar nga Devolli është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë autori i dyshuar me inicialet A. A., banues në fshatin Poloskë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komento