Një 61-vjeçar është ndaluar sot në Korçë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, 8 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai është denoncuar nga psikologët dhe punonjësit socialë të cilët kanë trajtuar rastin e vajzës e cila ishte rehabilituar në një qendër.
Familja e përbërë nga 3 persona, burrë e grua dhe fëmija i tyre rreth 8 vjeç, jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Gruaja vuan nga skizofrenia ndërsa edhe vetë autori i dyshuar, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vajza aktualisht është rehabilituar në një qendër në Tiranë ndërsa do iu nënshtrohet analizave dhe vizitave të nevojshme për të verifikuar rastin,sakaq policia ka ndaluar autorin e dyshuar dhe po bën të gjitha procedurat