Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet  43-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet  43-vjeçari në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Sërish një tjetër e mitur ka rënë pre e ngacmimit seksual. Dyshohet se babai ka ngacmuar seksualisht me vajzën e tij, e për pasojë ka rënë në pranga. Babi është identifikuar si J. D., 43 vjeç.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur", njofton policia.

Report Tv ka kërkuar për rastet e denoncimit të dhunës seksuale gjatë vitit 2021, ku në 9 muajt e parë janë denoncuar 102 raste të tilla. Ngjarjet e fundit kanë qenë vërtetë traumatike dhe tronditëse për opinionin publik, por në gjuhën e shifrave rastet e abuzimit seksual të denoncuara deri tani në 2021 janë thuajse të përafërta me ato të 6 viteve të fundit.

Nga një krahasim i denoncimeve të regjistruara në 6 vitet e fundit në vendin tonë çdo muaj regjistrohen mbi 10 denoncime të abuzimit dhe ngacmimit seksual. Në vitin 2020 janë regjistruar 146 raste denoncimi të abuzimit dhe ngacmimi seksual, ndërsa në 2019 janë regjistruar 155 të tilla. Në 2018 janë regjistruar 110 denoncime, në 2017 janë 113 denoncime, në 2016 janë 120 denoncime dhe në 2015 u regjistruan 149 denoncime të tilla.  

Në denoncimet e 9 muajve të parë të 2021, vendin më të madh të denoncimeve e zënë ato të ngacmimeve seksuale me 35 të tilla, që pasohen nga ato për kryerje me dhunë të marrëdhënieve seksuale me 21 denoncime, mes të cilëve 13 janë raste me të rritur dhe 8 me të mitur. Gjithashtu mes denoncimeve 18 janë kryeje e veprimeve të turpshme.

Për të parandaluar këtë fenomen në Kuvend ndodhet drafti për krijimin e një regjistri kombëtar të dhunuesve, ndërsa sot u marshua në Tiranë kundër dhunës ndaj të miturve, ku shoqëria civile ngriti zërin për të mbrojtur fëmijët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?