Një 20 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një 43-vjeçare, nga Ponçara, me aftësi të kufizuara mendore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit.
Klavio Karumi, 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, u arrestua pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Ngjarja e rëndë u zbulua pasi 43-vjeçarja është paraqitur në spitalin e Bilishtit dhe pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzëne 6 muajshe.

Pas hetimeve nga policia dyshohet se ajo mund të jetë abuzuar seksualisht nga Klavio Karumi, 20 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".
Komente


Fshatar
Përgjigju