Report Tv siguron pamjet e jahtit me flamur slloven që u gjet i braktisur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Shëngjinit.
Jahti i braktisur është konstatuar prej 3 ditësh në afërsi të Ishmit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare.
Policia kufitare fillimisht është larguar pasi ka parë jahtin pasi nuk ka pasur njeri në të. Por është rikthyer ditën e dytë kur e ka gjetur sërish të braktisur dhe për këtë arsye e ka marrë dhe e ka ankoruar mbrëmjen e djeshme në orën 20:10 në Portin e Shëngjinit.
Dyshohet se jahti përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi. Aktualisht autoritetet nga prokuroria e Lezhës kanë nisur hetimet, ku po merren kontakte me portet e vendeve fqinje për të zbuluar pronarin apo personat që mund të kenë qenë në bord.
Po ashtu ka dyshime se sapo kanë konstatuar policinë personat që ndodheshin në bord janë larguar me një gomone dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin brenda jahtit. Jahti është i llojit veliere, dhe është prodhim i vjetër dhe nuk ka ndonjë vlere të larte financiare.
Jahti i braktisur në Patok