Një efektiv i Policisë së Shtetit është vënë nën hetim dhe ka përfunduar në Prokurorinë e Tiranës, pasi dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Bëhet fjalë për punonjësin e policisë me inicialet D.H., pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, emri i të cilit doli gjatë hetimeve të nisura pas kallëzimit të një qytetari. Ky i fundit pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona pas një aksidenti rrugor.
Gjatë hetimeve janë administruar deklarimet e personave të përfshirë, dokumentacioni mjeko-ligjor dhe pamjet filmike. Mbi bazën e këtyre provave, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e ndjekjes penale.
Përveç hetimit penal, ndaj efektivit kanë nisur edhe procedurat administrative për verifikimin e shkeljeve të rënda disiplinore.
Lajmi kryesor:
Të akuzuar për dhunë në familje, AMP arreston punonjësin e Gardës dhe policin







