Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës të Gardës së Rpublikës dhe një polic për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, punonjësi i Gardës ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht të shoqen si dhe e ka kanosur. Atij i janë sekuestruar tre celularë.

Ndërkohë polici është arrestuar për dhunë fizike ndaj vajzës së mitur.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Dyshohet se u përfshi në akte dhune ndaj një qytetari, AMP referon në Prokurori efektivin e Policisë

Një efektiv i Policisë së Shtetit është vënë nën hetim dhe ka përfunduar në Prokurorinë e Tiranës, pasi dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë me inicialet D.H., pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, emri i të cilit doli gjatë hetimeve të nisura pas kallëzimit të një qytetari. Ky i fundit pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona pas një aksidenti rrugor.

Gjatë hetimeve janë administruar deklarimet e personave të përfshirë, dokumentacioni mjeko-ligjor dhe pamjet filmike. Mbi bazën e këtyre provave, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e ndjekjes penale.

Përveç hetimit penal, ndaj efektivit kanë nisur edhe procedurat administrative për verifikimin e shkeljeve të rënda disiplinore.