Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e madhe e javës së 25-të të Serisë A e luajtur mbrëmjen e sotme mes Napoli-t dhe Inter-it në stadiumin Diego Armando Maradona.
Dy gola në fillimet e dy pjesëve të lojës kanë vendosur ndeshjen, me Insigne-n që ka kaluar në avantazh Napoli-n në minutën e shtatë të takimit pas një penalltie të fituar nga Osimhen.
Më pas me Dzeko-n që ka fiksuar barazimin me një gol dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë në stadium.
Një rezultat ky që favorizon Milan-in, që do të ketë mundësinë të marrë kreun e kampionatit këtë të diel në sfidën që do të luajë në San Siro kundër Sampdoria-s.