Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë për shpifje të deputetit demokrat Blendi Himçi kundrejt Alesia Balliut.
Deputeti e kishte paditur juristen për deklaratën e saj se nuk është Ervin Salianji ai që ka lidhje me botën e krimit dhe Suel Çelën për të organizuar takimin e tij me demokratët në Elbasan, por Himçi.
“Me të vetmin që ka pasur lidhje Suel Çela është Blend Himçi”, është shprehur më parë Balliu.
Në vendim, gjykata e ka shpallur deklarimin e Himçit “të papranueshëm”.
Komente










