E akuzoi për vilë milionëshe
Nikolla: Basha, nxënës i dobët

E akuzoi për vilë milionëshe<br />Nikolla: Basha, nxënës i dobët
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, për një vilë shumëmilionëshe në pronësi së saj.
 
Përmes një postimi në Facebook, Nikolla e quan Bashën nxënës të dobët, ndërsa i kërkon të lejojë deputetët që të shkojnë në Parlament dhe të votojnë ngritjen e komisioneve të Vettingut.
 
"Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.
Është shumë e thjeshtë z. Basha:
Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne Vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote!
Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde!
Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!", thuhet në reagimin e Lindita Nikollës. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)