Endrit Shabani është legjitimuar si Avokat i Popullit nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesës së Partisë Demokratike që shprehej kundër. Në argumentin e paraqitur nga PD, 28 firmat e deputetëve në mbështetje të tij nuk janë të vlefshme sepse i kishin tërhequr më parë. Kushtetuesja thotë se kushti procedurial ishte përmbushur në momentin e verifikimit dhe kalimit të kandidaturës në seancën plenare.
Beteja e PD ka qenë gjithashtu edhe me një tjetër ish-anëtar të sajin, Ervin Salianjin. Sipas Flamur Nokës, ish-deputeti ka ndikuar te vota e demokratëve për Shabanin, solli në kujtesë gazetarja Danjela Maloku në ‘Repolitix’ në Report Tv. Salianji përgjigjet edhe për këtë akuzë, ku s’mungoi një dozë ironie.
-Sa i vërtetë është roli juaj, Salianji?
Ervin Salianji: Unë merrem me gjëra serioze se me njerëz që seriozitetin e kanë sa një tru pule nuk merrem dot, se janë edhe budallallëqe.
Danjela Maloku: Sqaroje se mos duket sikur e thua për mua.
Ervin Salianji: Për ty kam vlerësim.
Danjela Maloku: Sqaroje, përmende emrin e z. Noka nëse e kishe për z. Noka.
Ervin Salianji: Ti e di që kam respekt për ty, përtej miqësisë. Profesionalisht je nga më të mirat në terrenin që mbulon. Po ju them këtë, e kam thënë edhe në atë periudhë: nuk kam asnjë rol.
Lajmi kryesor:
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Salianji në ‘Repolitix’: Informacionet sekrete u jepeshin grupeve kriminale për shantazh, as skenaristi i filmave s’do ta imagjinonte





