Tre aksidente brenda pak minutash në Tiranë, plagosen tre persona

Tre aksidente brenda pak minutash në Tiranë, plagosen tre persona

Foto ilustruese

Tre aksidente janë regjistruar brenda pak minutash mesditën e sotme në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues një person me inicialet I. S., ka përplasur personin me inicialet  V. Sh., 65 vjeç, që po lëvizte me biçikletë. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, vetëm 5 minuta më vonë, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve..

I plagosur ka mbetur edhe një 40-vjeçar me inicialet S.M. pasi rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda” ai humbi kontrollin e mjetit që drejtonte, duke u përplasur me pemën. Ai u dërgua menjëherë në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza