Taulant Balla ka kallëzuar penalisht kryetarin e PD, Lulzim Basha për nxjerrje të sekretit hetimor si dhe për shpifje, lidhur operacionin e policisë ku u sekuestruan 3.4 mln euro në dy automjete "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit javën e kaluar, Basha akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.

Report Tv ka siguruar kallëzimet e kreut të grupit parlamentar socialist në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.  
 

I kallëzuari prej meje nuk ka një pozicion të  tillë që të vijë në dijeni zyrtarisht me informacione, fakte apo rrethana që  ai ka bërë  publike. Të gjitha të dhënat, faktet dhe rrethanat e kryerjes së  veprës penale që  janë  përhapur nga i kallëzuari, më  vonë kanë  rezultuar tepër të  vërteta dhe kjo më  bën të  besoj se ai ka bashkëpunuar me persona të  cilët janë  në  dijeni të një informacioni të  tillë  për shkak të  detyrës. 

Bashkëpunimi është kriminal, pasi ligji e ndalon përhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo cdo të  dhënë  tjetër me pasoja për hetimin, që  sikurse rezulton, personat nën hetim janë  zhdukur nga Shqipëria duke mos u bërë  e mundur kapja e tyre.

Thuhet në padinë e Lulzim Bashës 

 

PDF/ Kallzimi Penal i Taulant Ballës ndaj Kreut të PD-së, Lulzim Basha për nxjerrje të sekretit hetimor (kliko që të hapet dokumenti) 


(Kallëzimi i Ballës ndaj Bashës për shpifje)