E akuzojnë për operacione plastike, revoltohet Roza Lati: Mos më çani dërrasat, s’dal të pi kafe me ju

E akuzojnë për operacione plastike, revoltohet Roza Lati: Mos më çani dërrasat, s’dal të pi kafe me ju

Moderatorja Roza Lati para 10 vitesh dhe sot

Roza Lati është një nga personazhet publikë shqiptare që u përfshi në sfidën 10-vjeçare në Instagram ku pothuajse të gjithë njerëzit kanë publikuar foton e 10 viteve më parë duke vënë në pah ndryshimet që pëson një njeri pas një decade. Moderatorja publikoi dy foto ku shihej mjaft ndryshe nga ç’është tani dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa ndjekësve të cilët e kanë kritikuar.

"Ç'është e drejta, ke qenë më e mirë para 10 vitesh. Arsyeja e vetme sepse ke qenë bio, e papërpunuar,"- shkruan dikush. 

"Ma e bukur ateher, pa nderhyrje,"- komeneton edhe njw tjetwr dhe Roza është acaruar. Ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë për grim të rënduar dhe për operacione plastike.

“I kam bërë buzët që 20 vjeç. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin!

Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës. Shnet. Ju s'dini të bëni kritika. Të ishin komente të tilla në profilin tuaj për ju... hahaha.. Flasim pastaj. Komenti im është gjithëpërfshirës për të gjithë ju. Jo personal,"- përfundon moderatorja e revoltuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)