E akuzuan se blindoi dyert e PD-së, Basha reagon ashpër: Partia s'do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën dhe bëjnë biznes me familjarët e tij

E akuzuan se blindoi dyert e PD-së, Basha reagon ashpër: Partia s'do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën dhe bëjnë biznes me familjarët e tij

Lulzim Basha

Partia Demokratike thotë se Sali Berisha i shoqëruar me trafikante të drogës, po përgatitet të sulmojë selinë blu. Duke u përgjigjur në lidhje me akuzat e grupit të Rithemelimit të PD-së, se Lulzim Basha po blindon dyert dhe dritaret e selisë blu, PD thotë se kjo parti nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën, gjuha e të cilit ka si qëllim vetëm nxitjen e dhunës.

PD shton se Berisha mund të shoqërohet me trafikante droge të shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar, e madje familjarët e tij mund të bëjnë biznes me pasuri të palujtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Sipas PD-së, punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

'Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.'- shkruan PD.


Lajmi kryesor:

Akuzat e rënda të Bashës ndaj familjes Berisha: Bëjnë biznes dhe pastrojnë para nga trafikantët e drogës të shpallur 'Non Grata' nga Britania e Madhe! Berisha 'fshihet' nga korridori i PD


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës