TIRANË- Sot retorika e Lulzim Bashës kundrejt Sali Berishës ka arritur kulmin, me akuza që nuk i kishte artikuluar kurrë më parë. 1 ditë para se Berisha t'i mësyjë në zyrë, Lulzim Basha e ka akuzuar për herë të parë se bën biznes dhe pastron para me trafikantët e drogës të shpallur "Non Grata" nga Britania e Madhe. Basha nuk përmend emra konkret, por flet për pjesëtarë të një organizate kriminale B9, me të cilët thotë se Berisha bën biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash si dhe ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit.

'Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!", tha Basha. 

Kjo akuzë e fortë erdhi pasi veshja e xhamave të përparmë të derës kryesore të selisë së PD me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë duket se e alarmoi Sali Berishën i cili e ka interpretuar si blindim dyersh. I ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në 'bunkerin e tij privat'. Megjithatë ata shprehen të vendosur se 'asnjë derë apo bravë nuk do të mbajë peng vullnetin e shprehur me votë të demokratëve'. Nga ana tjetër që prej ditës së djeshme, dyert në selinë e Partisë Demokratike janë kyçur dhe brenda në seli lejohen që të futen vetëm anëtarë që kanë dalë në mbështetje të Lulzim Bashës. Ndryshime nuk ka patur vetëm në pjesën e jashtme të selisë, por edhe brenda. Në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa fotot në muret anësore ku shfaqeshin momentet të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO.

"Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër t ë izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë q firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre ne bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marre peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer te blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat. Me ketë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me  dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata  që shembën regjimin më gjakatar ne ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë bravë, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lire. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tille do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre qe bunkerizuan Shqipërinë", thuhet në deklaratë.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga protesta e 8 janarit, Basha e ka komentuar me ironi.

"Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për t'u mbrojtur”, tha Basha.

Kujtojmë se 5 janari është dita deri kur Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë në 8 janar është protesta e thirrur për forcimin e PD-së.

 

Ndryshimi ne seli e PD

 

 

VIDEO-Te dhenat e fundit me gazetaren Danjela Maloku

 

Njoftimi i grupit Berisha
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Alibeaj: Pseudoprotesta e 8 janarit do të dështojë, Berisha s'ka moral! Kërkon të marrë PD-në për interesa personale

1638639240_alibeaj.jpg

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale në lidhje me protestën e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Alibeaj shprehet se s’ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën ndërsa i quan klithma të zbehta të një agonie politike. Sakaq, Alibeaj shprehet se Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

“Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!”-shprehet Alibeaj.

Ora 19:08
Akuzat për blindimin e selisë blu, Gazment Bardhi: Histori e dështuar dhe qesharake nga një person që ka humbur arsyen

1590669602_BARDHII.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave për blindimin e dyerve të selisë blu. Bardhi shprehet në rrjete sociale se histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar. Më tej ai shkruan se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Sipas tij protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyen nga një hall i madh.

"Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!

Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre." - shkruan Bardhi.

Ora 15:06
Berisha thirri protestë para selisë blu më 8 janar, Basha: Hera e parë që një ‘non grata’ nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar para selisë blu. Përmes një postimi në tëitter, Basha shkruan se është hera e parë një politikan i shpallur non grata nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Ora 13:50
Zëdhënësja e Berishës i përgjigjet Bashës: Ti je i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash deri në 800 mijë dollarë, qesharake akuzat ndaj ish-kryeministrit

Zëdhënësja e Sali Berishës Floriana Garo ka reaguar në lidhje me deklaratën e PD-së, se kjo parti nuk është e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën dhe po përgatisin që të sulmojnë selinë e PD-së. Floriana Garo thotë se Lulzim Basha po flet me gjuhën e Edi Ramës, ndërsa shton se Basha është i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash, për pagesa deri në 800 mijë dollarë.

'Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!

Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha! Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama! Eshte mega afera e Portit te Durresit pazar-karremi qe e ben ti ku dervihet vullnetit te demokrateve.

Sa per takimin e shoqates Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor qe mund te shpjegoje se si ne nje salle me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegate! Ne fakt kjo eshte dhe nje nga aresyet perse shqiptaret nuk kane asnje besim qe voten e tyre te lire mund ta garantoje dikush qe genjen dhe manipulon me ze dhe figure voten e demokrateve!

Por ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves! Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet!'- shkruan Garo.

Ora 12:14
E akuzuan se blindoi dyert e PD-së, Basha reagon ashpër: Partia s'do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën dhe bëjnë biznes me familjarët e tij

Partia Demokratike thotë se Sali Berisha i shoqëruar me trafikante të drogës, po përgatitet të sulmojë selinë blu. Duke u përgjigjur në lidhje me akuzat e grupit të Rithemelimit të PD-së, se Lulzim Basha po blindon dyert dhe dritaret e selisë blu, PD thotë se kjo parti nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën, gjuha e të cilit ka si qëllim vetëm nxitjen e dhunës.

PD shton se Berisha mund të shoqërohet me trafikante droge të shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar, e madje familjarët e tij mund të bëjnë biznes me pasuri të palujtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Sipas PD-së, punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

'Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.'- shkruan PD.

Ora 12:11
Selia blu ‘vishet’ me logo, Nishani-Bashës: S’ka derë brave apo hekur të mbajë peng PD! Do të kesh fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë

Pasi kryedemokrati “veshi” selinë blu me logo të PD-së, ka reaguar edhe Bujari Nishani duke thënë se asnjë “derë brave, hekur apo shul s’mund të mbajë peng vullnetin e demokratëve”.

Ai shprehet se Basha ka vendosur të kthejë shndërrojë “shtëpinë” e demokratëve në bunkerin e vetmisë, duke shtuar se “pengmarrësi” do të ketë fatin e atyre që bunkerizuar Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit.

Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.

Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje aparatçik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.

Ora 11:56
Basha ‘mbuloi’ selinë blu me logo të PD, Spahiu ironizon: Çdo popull ka qeverinë që meriton, shqiptarët kanë edhe opozitën

 “Çdo popull ka qeverinë që meriton, Shqiptarët kanë edhe opozitën…”, këto kanë qenë rreshtat që ka publikuar Kreshnik Spahiu paraditen e sotme.

Spahiu me tone ironike, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe akuzat e Berishës dhe mbështetësve të tij se kryedemokrati Lulzim Bash ka “blinduar” selinë blu.

Ai ka krahasuar selinë e PD me një bunker, ndërsa të gjithë janë “sy e vesh” për të parë se çfarë e pret Partinë Demokratike ditën e nesërme, afati që i ka dhënë Berisha-Bashës për t’u larguar nga selia.

Ora 11:09
Pollo paralajmëron Bashën: Do përgjigjeni për blindimin e portave dhe dritareve, më 8 janar do marrim selinë

Genc Pollo, i rreshtuar krah Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit në luftën brenda Partisë Demokratike, thotë se Lulzim Basha do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së. Pollo shkruan se selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD-së siç ka vendosur Kuvendi dhe anëtaresia, jo më vonë se data 8 janar.

 “Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.