E ardhmja e Armando Brojës, Sky Sport: Milani e ndoqi në Dortmund, ja pse nuk u afrua te Genoa

E ardhmja e Armando Brojës, Sky Sport: Milani e ndoqi në Dortmund, ja pse nuk u afrua te Genoa

Armando Broja

Armando Broja është dëshirë e të paktën katër klubeve vetëm në Serie A italiane. Diçka të tillë e konfirmoi Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos që foli në programin e tij për Sky Sport.

I ndodhur në Euro 2024 me Kombëtaren, Milan e ka ndjekur nga pranë sulmuesin në humbjen 2-1 të Shqipërisë kundër Italisë për Grupin B më 15 qershor.

"Është një lojtar që i pëlqen shumë Milanit i cili ka kohë që ndjek, ashtu si edhe Genoa në vitin e kaluar. Ai mund të ishte një okazion atëherë, por pastaj Chelsea bëri zgjedhje të tjera, si dhe pastaj ai vinte nga një dëmtim. Në fund Genoa nuk ia doli ta merrte.

Milani e ka ndjekur me një skaut pikërisht në Dortmund, në ndeshjen e parë me Italinë. Një lojtar i fortë, i cili pëlqehet shumë në Itali, që ka të gjitha karakteristikat e duhura për të bërë mirë në kampionatin tonë.

Duke parë që Milani, Napoli, Roma dhe Bologna po kërkojnë një qendërsulmues, mund të jetë një okazion. Por shifrat janë të larta, kërkesa është mes 25-30 milionë eurove", tha Di Marzio në programin për merkaton e futbollit italian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)