Armando Broja është dëshirë e të paktën katër klubeve vetëm në Serie A italiane. Diçka të tillë e konfirmoi Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos që foli në programin e tij për Sky Sport.
I ndodhur në Euro 2024 me Kombëtaren, Milan e ka ndjekur nga pranë sulmuesin në humbjen 2-1 të Shqipërisë kundër Italisë për Grupin B më 15 qershor.
"Është një lojtar që i pëlqen shumë Milanit i cili ka kohë që ndjek, ashtu si edhe Genoa në vitin e kaluar. Ai mund të ishte një okazion atëherë, por pastaj Chelsea bëri zgjedhje të tjera, si dhe pastaj ai vinte nga një dëmtim. Në fund Genoa nuk ia doli ta merrte.
Milani e ka ndjekur me një skaut pikërisht në Dortmund, në ndeshjen e parë me Italinë. Një lojtar i fortë, i cili pëlqehet shumë në Itali, që ka të gjitha karakteristikat e duhura për të bërë mirë në kampionatin tonë.
Duke parë që Milani, Napoli, Roma dhe Bologna po kërkojnë një qendërsulmues, mund të jetë një okazion. Por shifrat janë të larta, kërkesa është mes 25-30 milionë eurove", tha Di Marzio në programin për merkaton e futbollit italian.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
31.8%
-
Aspak
59.8%
Vota total: 2575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja mbyll rrugëtimin në Euro2024! Broja: Ndjesë që nuk ju dhamë më shumë
25 Qershor, 13:01
-
Kombëtarja mbyll Europianin 2024/ Flasin protagonistët! Broja: Do kisha dashur të isha titullar me Spanjën! Gjimshiti: Na duhej pak fat
25 Qershor, 00:26
-
'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut
22 Qershor, 22:56
-
'Tuttomercato' e bën të kryer, Armando Broja pranë Milanit
22 Qershor, 21:57
-
Mario Mitaj 'krah' Modricit në vitrinën e Euro 2024: Potencial, premton karrierë të madhe
22 Qershor, 19:22
-
FOTOT/ Nga kampi stërvitor i Kombëtares, Armando Broja takon dhe lumturon tifozët
21 Qershor, 16:22
-
‘Minuta Zero’, gazetarja Zeko: Sylvinho të rregullojë gabimet me Spanjën! Marko: Broja dhe Hoxha bëjnë diferencën
20 Qershor, 20:25
-
Mario Mitaj dhe Armando Broja më të kërkuarit, Juventus dhe Milan të dërguar special në Dortmund
15 Qershor, 18:43
-
Pjesë e listës dhe Mario Mitaj, BBC artikull për 24 lojtarët që pritet të 'shkëlqejnë' në Euro 2024
14 Qershor, 16:04
-
Tashmë është zyrtare! Juventus prezanton Thiago Mottan, italo-braziliani shpreh ambicien për t'i bërë tifozët të lumtur
12 Qershor, 19:21
-
Milani ka konkurrencë, tri klube të Premier League 'trokasin' për Armando Brojën
12 Qershor, 16:01
-
Mbrëmja e një heroi, trajneri i Ramadanit dhe Berishës i shpëton jetën drejtorit sportiv
12 Qershor, 15:35