Neymar është ende larg Barcelonës, por më afër se një ditë më parë. Takimi mes drejtuesve të katalanasve dhe të PSG-së zhvilluar ditën e sotme ka shërbyer që dy palët të sjellin propozime konkrete, por nuk ka pasur një marrëveshje.
Coutinho + Rakitic ka qenë oferta e klubit katalanas, por e refuzuar nga përfaqësuesit e klubit francez. Dëshira e tyre është Coutinho + Semedo dhe një shumë parash e cila akoma nuk është bërë e ditur.
Edhe pse nuk ka një marrëveshje, në "Camp Nou" ka ende shpresë sepse të paktën PSG është ende e gatshme të vijojë negociatat... për këtë arsye ditët në vijim do të jenë shumë vendimtare për fatin e brazilianit 27-vjeçar.
Takimi i radhës pritet të zhvillohet të enjten.