E ardhmja e Solskjaer e pasigurtë, United vendos pas tre përballjeve me ‘titanët’

E ardhmja e Solskjaer e pasigurtë, United vendos pas tre përballjeve me ‘titanët’

Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është njeriu i momentit te Manchester United, klubit që ka rregjistruar 8 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet ku ka luajtur. Kjo ka ndodhur menjeherë pas shkarkimit të Jose Mourinho-s, por Solskjaer pavarësisht ecurisë pozitive dhe mbi të gjitha kthimin në identitet të klubit nuk e ka të sigurtë se do të qëndrojë në krye të “djajve” edhe pas përfundimit të sezonit. Ish-futbollisti ka kontratë deri në qershor, por në daljet e tij për shtyp ka lënë të kuptohet se kërkon të qëndrojë në krye të Manchester United edhe më gjatë.

Sipas mediave në Angli kjo do të varet nga tre ndeshje delikate që United ka në harkun kohor të 12 ditëve. Malorja për Solskjaer dhe Manchester United nis më 12 shkurt, në sfidën e Champions League kundër Paris SG. Pak ditë më pas, ekzaktësisht me datë 17 ose 18 “djajtë” përballen me Chelsea-n në çerekfinalet e FA Cup, dhe mbi të gjitha është sfida me Liverpool në “Old Traford” e vlefshme për “Premier League-n” me datë 24 shkurt.

270 minuta ‘ferri’ ku luhet gjithçka, e ardhmja e trajnerit, eliminimi nga “Champions League” dhe FA Cup, por edhe kualifikimi në kompeticionet Europiane për sezonin e ardhshëm.

Vetë Solskjaer është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka me kushtin që në fund të sezonit të fitojë një trofe. Sipas tij më e vlefshme për klubin do të ishte fitimi i FA Cup sesa arritja e vendit të katërt në “Premier League”, ç’ka përkthehet me kualfikimin në “Champions” për sezonin e ardhshëm.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike