KORCE - Pëson infarkt shefi i komisariatit të Korçës, Nikolin Thana. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se Thana u paraqit në spitalin e Korçës me shqetësime kardiake që dje pas arrestimit të tij.
Thana ndodhet në spitalin kirurgjikal të Korçës në reaminacion. Burimet thonë së Thana pësoi atak kardiak dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forca të shumta policie ndodhen jashtë ambienteve të spitalit të Korçës në ruajtje të kryekomisarit.
Nikolin Thana u arrestua dje në kushtet e flagrancës teksa merrte si rryshfet një shumë prej 100 mijë lekësh nga një firmë që merrej me grumbullim skrapi. Bashkë me të u arrestuan edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh.
Thana ishte nën hetim prej disa muajsh pas sinjalizimeve se merrte rryshfete nga biznese të ndryshme për të lejuar kalimin e mjeteve të rënda.
/Shqiptarja.com