U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse, e shpallur në kërkim për spiunazh

U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse, e shpallur në kërkim për spiunazh

Shtetsja ruse Svetlana Timofeeva

Në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë sërish seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se shkak për shtyrjen e senacës është bërë mungesa e avokatëve.

Rusia ka kërkuar më 12 janar ekstradimin e Timofeevës pasi ajo është e shpallur në kërkim atje nën akuzën për spiunazh. Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës.

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neri: 16/02/2023 10:22

    cojini ne rusi,,,,,mos u kruani shume me rusine.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?