POLONI - Në Krakow të Polonisë është mbyllur Kampionati Evropian Ekipor, me Shqipërinë që ka zënë vendin e 9-të nga 15 shtete, me 157 pikë. Kuqezinjtë u përfaqësuan në Divizionin C me ekip të plotë në disa disiplina sportive.

Në mbyllje të ditës së fundit, Shqipëria ia doli të merrte medalje të artë me Luiza Gegën në 3000 metra me pengesa. Atletja e mbylli me kohën 9'17''31 të qindtat. Kjo ishte medalja e dytë për Gegën në Poloni, teksa fitoi edhe në 5 mijë metra.

34-vjeçarja vendos rekord me këtë kohë në një kampionat Evropian në këtë garë, teksa më mirë se ajo ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Olimpiadën e Pekinit në 2008.

Në përfundim të turneut, Shqipëria arriti tri vende të para, teksa edhe Franko Burraj siguroi të artën në garën e 400 metrave. Gjithashtu u morën edhe dy medalje të bronzta, me Muhamet Çengeli e Dorian Çollaku.

Rezultate-Meshkuj

Gjyle, Azgan Zega, 14.72m (vendi 8)

5000m, Ilir Këllezi, 17’22”79 (vendi 13)

200, Franko Burraj, 21”19 (vendi 4)

Shtizë, Ingri Nelaj, 48.56m (vendi 9)

Rezultate-Femra

Së gjati, Figalia Gjati, 4.95m (vendi 11)

1500m, Redia Dauti, 4’35”72 (vendi 5)

3000m/p, Luiza Gega, 9’17”31 (vendi 1)