ITALI – Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj në Montelibretti, Romë, pasi e bija 49-vjeçare ishte larguar për pushime, duke e lënë atë pa ujë dhe ushqime.
49-vjeçare është arrestuar nga policia ditën e sotme nën akuzë për veprën penale "braktisje e një person i paaftë”.
Sipas medias Today Cronaca, 49-vjeçarja e kishte gjetur vetë nënën e saj 85-vjeçare të pajetë duke e lënë në dysheme, të mbuluar me çarçaf dhe duke mos njoftuar autoritetet.
Ishin vetë Karabinierët që zbuluan ngjarjen e hidhur më 12 qershor të këtij viti, pasi shkuan në shtëpinë në fjalë për të dorëzuar një dokument gjyqësor.
Pavarësisht se 49-vjeçarja nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të karabinierët, këta të fundit kishin ndjerë erën e fortë që kundërmonte kufoma.
Më pas ata kryen një kontroll të perimetrit të shtëpisë dhe gjetën një dritare të hapur e cila u mundësonte hyrjen.
Brenda gjetën trupin e të moshuarës të shtrirë në tokë. Nga autopsia e trupit rezultonte se vdekja e 84-vjeçares daton disa ditë më parë.