Vajza e një udhëheqësi botëror ka tërhequr jo pak vëmendje gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në Nju Jork. Leyla Aliyeva, 33 vjeçe, ka nxjerrë telefonin e saj dhe ka filluar të shkrepë selfie, teksa babai i saj ka qenë duke mbajtur fjalimin për një masakër të tmerrshme në OKB.

Vajza e Presidentit të Azerbajxhanit është kapur nga kamerat e pranishme në Asamble, teksa kthen telefonin nga vetja dhe bën selfie, në momentin që i ati po fliste për një krim të rëndë lufte. 

Për ta bërë sjelljen e vajzës së tij gjithnjë e më poshtëruese, fjalimi i Presidentit Aliyev u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë globin dhe veprimet e Lejla nxitën zemërim në mediat sociale.

Një përdorues i tronditur tha: "Kjo është thjesht mungesa e kulturës dhe marrëzi e fëmijëve të pasur," ndërsa një tjetër komentoi "kjo është aq e turpshme për familjen".