Ana e vetmja vajzë nga Tirana që ka mbetur në Afganistan pritet që të rikthehet në vendin tonë. Ministria e Jashtme po punon dhe shumë shpejt pritet që të zhvillohet operacioni për riatdhesimin e saj.
36 vjeçarja e cila u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve, punon me një Organizatë Ndërkombëtare amerikane. Ditën e djeshme ajo kishte mbetur e bllokuar në Kabul dhe është në kontakt me autoritetet amerikane për t’u zhvendosur nga momenti në moment nga Afganistani drejt Shqipërisë.
36-vjeçarja me emrin Ana, është e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan, ndërkohë që talebanët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve.
Ndërkohë vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur sot mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë, teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i parë me afganë mund të mbërrijë në orën 16:30.
Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Report Tv ishte në ambientet e konvikteve të Qytetit Studenti, ku studentëve u është kërkuar për t'u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Studentëve iu është thënë të lirojnë godinat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë
23 Janar, 16:42
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Rama: Shumë shqiptarë në Gjermani po kërkojnë rimarrjen e shtetësisë, duhet angazhim! Marrëveshja me Greqinë për pensionet, e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Dialogu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE
27 Nëntor 2024, 16:18
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor 2024, 13:27