E bujshme/ 48 milionë euro në tavolinë, Ferrari 'rrëmben' Lewis Hamilton nga Mercedes

E bujshme/ 48 milionë euro në tavolinë, Ferrari 'rrëmben' Lewis Hamilton nga Mercedes

Lewis Hamilton

Nëse konfirmohet do të jetë ‘bomba’ e merkatos së Formula 1 sezonin e ardhshëm. ‘Daily Mail’ mëson se Ferrari dëshiron të afrojë Lewis Hamilton dhe se aktualisht është duke negociuar me pilotin britanik të Mercedes një kontratë me vlerë 48 milionë euro.

38-vjeçari Hamilton përfundon kontratën me Mercedes në fund të këtij sezoni dhe po joshet për të fituar titullin e tetë në karrierë te Ferrari, ish-skuadra e Michael Schumacher, me të cilin britanikët ndajnë rekordin e titujve (shtatë) në F1.

Negociatat po zhvillohen nga vetë drejtori ekzekutiv i Ferrarit, John Elkann, i cili sheh te Hamilton njeriun e duhur për të rikthyer skuderinë e kuqe në vijën e titujve.

Afrimi i Hamilton paraqet dy skenarë te Ferrari: në të parën, britaniku do të ndante 'garazhin' me Charles Leclerc, duke 'detyruar' largimin e Carlos Sainz; në të dytën Leclerc shkon te Mercedes dhe Hamilton qëndron me spanjollin te Ferrari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)