E bujshme/ Armando Broja drejt huazimit në Bundesligë, fillojnë negociatat me Chelsean

E bujshme/ Armando Broja drejt huazimit në Bundesligë, fillojnë negociatat me Chelsean

Armando Broja

Armando Broja nuk po shfaqet te ekipi i Chelseat, me drejtuesit që e kanë 'degdisur' sulmuesin e Kombëtares në ekipin e të rinjve, si shenjë për t'u larguar këtë verë.

Tanimë për 22-vjeçarin ka dalë në skenë një ofertë interesante, me Stuttgart në Bundesligë që ka filluar të 'trazojë ujërat'.

'Sky Sport De' ka raportuar se Stuttgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës. Stuttgart është një mundësi shumë interesante, pasi do të jetë në fazën e grupeve të Champions League.

Ende nuk ka një përgjigje nga Chelsea, që më herët refuzoi një shumë prej 32 milionë eurosh nga Everton për sulmuesin kuqezi. Pritet që kjo javë të jetë kyçe për të ardhmen e Brojës, i cili është dërguar në ekipin e të rinjve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shume mire: 12/08/2024 11:36

    Super broja shko se gjermania eshte super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh