E bujshme/ Bayern Munich kërkon Thomas Strakoshën

E bujshme/ Bayern Munich kërkon Thomas Strakoshën

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është emri që përflitet si zëvendësi i Manuel Neuer. Siç raportohet nga Sky Germany, Bayern Munich tani po shqyrton dy portierë të rinj për të luajtur si opsion rezervë për Manuel Neuer.

Me Yann Sommer të destinuar për t’u larguar te Interi, Thomas Strakosha është emri që po përflitet në Bavari.

Kampionët e Gjermanisë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë në pozicionin e portierit, ndërsa kërkojnë të sigurojnë një marrëveshje me Tottenham për Harry Kane. Thomas Strakosha dhe Dominik Kotarski janë diskutuar nga Bayern si alternativa të mundshme për portën.

Strakosha e kaloi sezonin e shkuar te Brentford në Premier League, ku pati vështirësi për minutazhin, duke u paraqitur vetëm dy herë. 28-vjeçari shqiptar bëri emër te Lazio para se të kalonte në Londër, duke u paraqitur 208 herë me bardhekaltrit, ndërsa kishte mbajtur 62 herë portën e paprekur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën