Ish-piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Massa do të apelojë çështjen e titullit të vitit 2008 në Formula 1 me pretendimin se Hamilton e fitoi për shkak të parregullsive që u regjistruan në garën e Singaporit.
Në 2008, Hamilton fitoi titullin e parë kampion në Formula 1 nga shtatë që ka fituar në total. FIA hapi 8 muaj pas ngjarjeve të Singaporit një hetim që përfshiu edhe Fernando Alonson i cili shkaktoi humbjen e Ferrarit në atë garë por pavarësisht se u pranua ndikimi i Alonsos, FIA nuk pranoi të ndryshonte rezultatin.
Në vitin 2022, ish-pronari i Formula 1, Bernie Eclestone deklaroi se ai titull duhej t’i jepej Massa-as pasi nuk i ishte dhënë padrejtësisht dhe braziliani kërkon që avokatët e tij ta apelojnë atë vendim edhe pse me 15 vite vonesë.