Ilir Daja është kandidati kyç për të marrë stolin e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Trajneri i Ballkanit në Superligën e këtij vendi duket në "pole-position" për vendin e lënë bosh pas skadimit të kontratës me Primozh Gliha.
Daja ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, teksa gjatë kohës së tij janë bërë edhe disa shitje të mëdha të lojtarëve vendas.
Në Shqipëri, Daja ka fituar titullin tre herë me tri skuadra të ndryshme. Me Elbasanin në sezonin 2005/06, me Dinamon në sezonin 2007/08 dhe Skënderbeun në sezonin 2017/18, ku fitoi edhe Kupën. Me klubin korçar, trajneri 57-vjeçar kapi edhe grupet e Ligës së Evropës, ku është edhe suksesi më i madh i një klubi shqiptar.
Me titujt e fituar në Kosovës, Daja duket se është "kokë më kokë" në garë me Gianni De Biasin, ish-trajnerin e Shqipërisë që u largua nga stoli i Azerbajxhanit dhe është i lirë.