E bujshme nga Spanja, Kylian Mbappe i ka thënë 'po' Realit të Madridit

E bujshme nga Spanja, Kylian Mbappe i ka thënë 'po' Realit të Madridit

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe i ka thënë "po" Realit të Madridit. 'AS' në Spanjë bën me dije se kapiteni i Francës dhe sulmuesi i PSG-së ia ka bërë të qartë drejtuesve parisienë se verën e 2024 do largohet nga skuadra, duke dashur të plotësojë ëndrrën e tij për kalimin në Madrid.

Mbappe sheh që koha kalon dhe te PSG iluzioni për të fituar një Champions League është kthyer në një utopi. Dëshira e tij do të ishte largimi nga Parisi këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t'i hapë derën, përveç një surprize të madhe.

Kështu, gjithçka tregon se atij do t'i duhet të presë deri në vitin 2024 për t'u bashkuar me Realin. Mbappe është i bindur për të ndërmarrë këtë hap dhe i ka thënë tashmë drejtuesve të nivelit të lartë në mjedisin madrilen se do të jetë një lojtar i "Galaktikëve", më së voni, në sezonin 2024-25.

Kontrata e rinovuar pranverën e kaluar e lidhi atë me PSG-në deri në vitin 2025 në rast se skuadra parisiene fitonte Ligën e Kampionëve. Ndryshe, siç ka ndodhur duke u eliminuar në 1/16, lidhja e sulmuesit me skuadrën e tij aktuale përfundon në vitin 2024. Kontrata do të zgjatej vetëm për një vit nëse dëshiron Mbappe, diçka që futbollisti ka vendosur të mos e bëjë. Sipas burimeve pranë lojtarit, Mbappe siguron se asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë të ndryshojë mendje apo të pengojë largimin e tij në Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës