E bujshme nga Spanja, Real Madrid arrin një marrëveshje me Eden Hazard

E bujshme nga Spanja, Real Madrid arrin një marrëveshje me Eden Hazard

Eden Hazard më pranë se kurrrë Real Madrid-it.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventus, skuadra e Florentino Perez e ka vuajtur shumë mungesën e një "bomberi" dhe prej kohësh 28-vjeçari është cilësuar si zëvendësuesi i portugezit, por duket se tashmë gjërat kanë filluar të marrin formë.

Siç bën të ditur prestigjozja "Marca", belgu ka arritur një marrëveshje me "Los Blancos" deri në qershor të vitit 2025. Ajo që ka mbetur është vetëm vendimi zyrtar i  Chelseas, të cilët duken se e kanë marrë parasysh dëshirën e 28- vjeçarit, të luajë me fanellën e "Los Blancos" .

Mësohet se "Blutë e Londrës" nuk pranojnë një ofertë që shkon poshtë 100 milion euro për Hazard, pas performancës fantastike të këtij të fundit me ekipin kombëtar në Kampionatin Botëror "Rusi 2018", ku Belgjika u rendit në vendin e tretë.

Të besuarit e Zinedine Zidane janë të gatshëm të ofrojnë Iscon ose James Rodriguez, që 28-vjeçari të mbërrijë në "Santiago Bernabeu".

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që Chelsea të bllokojë totalisht merkaton e verës, pas dënimit të marrë nga FIFA, që e ndalon të blejë lojtarë në dy merkatot e radhës. Dënimi nuk i penalizon "blutë" të shesin futbollistë, por pamundësia për t'i zëvendësuar ato mund të ndikonte që Chelsea të marrë këtë vendim drastik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg