Në Spanjë janë të sigurt se Real Madrid ka në listën e dëshirave edhe Edon Zhegrovën. 25-vjeçari është pjesë e Lille në Ligue I të Francës, ndërsa këtë sezon ka kontribuar në 20 gola për të tijtë, duke shënuar 11 herë dhe asistuar në 9 raste.
"Fichajes.com" bën me dije se "Galaktikët" e kanë yllin e Kosovës në 'orbitë', megjithatë duken të gatshëm për të paguar 15 milionë euro, aq sa vlen kartoni i tij sipas 'Transfermarkt'.
Gjithashtu media spanjolle e sheh si një "opsion dytësor" emrin e shqiptarit për merkaton e verës 2024. Ku ka zë nuk është pa gjë, me Zhegrovën që për shkak të aftësive të tij në fushë ia ka dalë të futet në sallonin e futbollit të madh evropian.
Për t'u theksuar se dëshira e kahershme e Zhegrovës ka qenë të qenurit pjesë e Barcelonës. Nëse do ketë një ofertë nga rivalët më të mëdhenj të katalanasve, këtë pritet ta shohim në verë.