E Bukura e Festave nga DigitAlb, me superofertë e program festiv për të gjithë familjen

E Bukura e Festave nga DigitAlb, me superofertë e program festiv për të gjithë familjen

Festat e fundvitit vijnë magjishëm në DigitAlb. Në ditët më të bukura të vitit përjetoni programin më spektakolar në shtëpitë tuaja me programet e përzgjedhura me shumë dashuri për ditët dhe netët festive me sport, filma, seriale, dokumentarë, spektakël, argëtim e programe fantastike për të gjithë familjen. Edhe për festa, futbolli në SuperSport nuk ndalet me ndeshjet live në buqetën e një programacioni special me momentet kulmore të vitit që lëmë pas.

Të gjitha kampionatet “Oscar”, ligat më elitare të futbollit europian, si Serie A, Premier League, LaLiga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, si dhe të tjera evente spektakolare vijnë LIVE & Ekskluzivisht në paketën sportive më të pasur, në SuperSport.

Ngrohtësia e festave vjen në çdo vatër nëpërmjet DigitAlb, ku do të shijoni premierat më fantastike e absolute, me filmat më të spikatur e programe spektakolarë në të gjitha kanalet. Për të gjithë adhuruesit e kryeveprave të kinemasë botërore, serialeve, dokumentarëve, si dhe një program i përzgjedhur posaçërisht për ata që i shijojnë dhe argëtohen më shumë në këto festa, për të gjithë vogëlushët në kanalet e tyre të dedikuara ka menduar DigitAlb, gjithçka vetëm në shqip.

Fundviti vjen me dhurata në DigitAlb. Prenotoni sa më parë një vit të tërë të mbushur plot argëtim duke përfituar nga Oferta Festive me ulje çmimesh në paketat 12 mujore, dhurata për klientët e rinj, si dhe eventin më të shumëpritur të vitit, BIG BROTHER VIP, FALAS për abonimet Premium 12 mujore. DigitAlb është në çdo familje shqiptare, me platformat Tokësore, Satelitore, si dhe Aplikacionin DigitAlb, anembanë botës në Europë, Amerikë, Kanada, Australi e çdo vend tjetër. DigitAlb ju pret në çdo pikë shitje të autorizuar, kudo në Shqipëri e jashtë saj, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.

Gëzuar festat nga DigitAlb!

 

 

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re