Në aktivitetin për punësimin e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin, nuk kanë munguar as batutat mes të burgosurave dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Në fund të aktivitetit Manjani u është drejtuar grave, se duhej të largohet edhe për shkak se po ndjente erën e lakrave dhe ishte orari i drekës.

Pikërisht në këtë moment një prej të burgosurave i drejtohet ministrit duke i thënë “na i ndërroni ato lakrat, jo ditë për ditë”.

Disikutimi mes Manjanit dhe të burgosurës

Manjani: T’ju urojmë lakër të mbarë, se paskeni lakra sot

E burgosura: Na i ndërroni ato lakra, nuk i duam përditë

Manjani: Me thënë të drejtën, do kisha qëndruan me ju për të ngrënë lakra por që duhet të ikim në qeveri. Do vijmë një ditë tjetër.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)