Pas ndarjes nga gruaja e tij Klaudia Pepa, koreografi Albi Nako u përfol shumë për një lidhje sentimentale me një tjetër balerinë të njohur, Alba Hoxhën. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel e më pas në Zvicër.
Pavarësisht se ata u shprehën se ndodheshin atje për punë, aludimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ditët e fundit Alba u shfaq në një foto me një unazë në dorë ku shkruante: “Unazën e gjeta por më mungon...”
Kaq mjaftoi dhe të gjithë fansat filluan duke komentuar koreografin Albi Nako, madje edhe duke e etiketuar atë. Balerina nuk u është përgjigjur në asnjë moment, por tashmë ka marrë msa. Alba ka bllokuar të gjitha komentet në fotot e saj.